Site icon Lajmeria.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë fillon hetimet për keqpërdorime në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth kontratës për furnizim me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, konfirmoi lajmin duke thënë se organi i akuzës ka autorizuar grumbullimin dhe verifikimin e informatave lidhur me këtë çështje.

Hetimet përqendrohen në lidhjen e kontratës, furnizimin me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacienteve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji dhe ortopedi.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version