Site icon Lajmeria.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë heton rastin e fletëvotimit të dyshimtë në Komunën e Leposaviqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar raportimin e Klan Kosovës për fletëvotimin e dyshimtë si fotokopje, të gjetur në një kuti të votave me kusht që i takojnë Komunës së Leposaviqit.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, Prokurori i Shtetit tashmë ka iniciuar rastin dhe vota është sekuestruar, si dëshmi gjatë procesit.

Këtë e ka bërë të ditur për Klanin, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala. “Lidhur me pyetjen tuaj, e konfirmojmë qe Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin “Keqpërdorimi i te drejtës se votimit”, nga neni 213 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjithashtu, me urdhër te Prokurorit te shtetit, është sekuestruar edhe fletëvotim me te cilin dyshohet ne drejtim te veprës penale “Keqpërdorimi i te drejtës se votimit” sipas nenit 213 te KPRK-se.

Exit mobile version