Policia shqiptare ka informuar se 7 persona janë proceduar penalisht në lidhje me përplasjet që ndodhën gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Tre efektivë të FNSH u lënduan dhe u dërguan për mjekim në QSUT.
Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre ndaj policisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë.
Nga këta, 6 akuzohen për kundërshtim ndaj punonjësve të rendit publik dhe një deputet për pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.
Sekuestrohen lëndë djegëse dhe sende të forta gjatë veprimeve të policisë.
