Lajme
Protestat “vlojnë” në Beograd, Vuçiqi flet për heqje të njohjeve për Kosovën
Pa treguar se për kë e ka fjalën, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se shtete nga Afrika dhe Azia do të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Ish-deputetë tash pjesë e shoqërisë civile dhe profesor të shkencave politike në Kosovë, mendojnë se kjo deklaratë vjen për shkak se Vuçiqi është në siklet nga protestat e fuqishme në Beograd, dhe po kërkon të merret me armiq të jashtëm
Në kohën kur po përballet me protestat më të mëdha që pas rënies së kriminelit Sllobodan Milosheviq, ish-ministri i Propagandës në Qeverinë e tij, tash president i Serbisë, ka zgjedhur të merret me Kosovën.
Në një intervistë dhënë për transmetuesin publik serb, Aleksandar Vuçiq tha se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Ky lajm dhe kjo propagandë e fushatë ndaj Kosovës, sipas profesorëve universitarë në Kosovë është vazhdimësi e luftimit të subjektivitetit të Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë.
“Kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit, shkelje e aneksit të Ohrit, kjo është shkelje e zotimeve që palët kanë marrë në procesin negociues, dhe përmes saj Serbia synon që të shmangë fokusin dhe në veçanti Vuçiqi, nga zhvillimet e brendshme politike”, ka thënë profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri.
Imeri beson faktori ndërkombëtar duhet dhe do të jetë i vendosur që ta pengojë destabilizimin e rajonit nga Vuçiqi dhe Serbia.
Edhe ish-deputeti e tash analisti politik, Afrim Kasolli beson se protestat në Beograd e kanë vënë në siklet Vuçiqin, i cili po kërkon armiq të jashtëm.
Fenomeni i ç’njohjeve kishte marrë përmasa shumë serioze edhe më herët, madje edhe diskutonin në dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve.
“Ky fenomen u ndalë me marrëveshjen e Washingtonit konkretisht me atë që ishte arritur nën drejtimin e ish-presidentit, Trump, tashmë i cili do ta merr detyrën më 20 janar të vitit të ardhshëm, pra në masë të madhe kjo të varet se çfarë qëndrimi do të mbajë Shtëpia e Bardhë në raport me tensionet dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kasolli.
Kasolli thotë se diplomacia kosovare duhet t’i përshtatet mendësisë së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili sipas tij, preferon raportet bilaterale, e jo ato transatlantike të cilat ishin strategji e presidentit Joe Biden.
As kryediplomatja Donika Gërvalla, e as Ministria e Jashtme si institucion, por as nga Bashkimi Evropian, gjatë së premtes nuk kanë publikuar ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me deklaratat e presidentit serb.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij