Site icon Lajmeria.info

Protestë në Graçanicë për arrestimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit

Punonjësit e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë kanë organizuar protestë për shkak të arrestimit të drejtoreshës së këtij institucioni, duke ndërprerë punën për një orë.

Arrestimi i drejtoreshës dhe disa personave të tjerë erdhën pas shkarkimeve të disa punonjësve shëndetësor e arsimor në Graçanicë e Lipjan.

Pesë shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë ndaluar me dyshime për cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria ka njoftuar se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.

Exit mobile version