Në një njoftim, protesta në RTK organizohet si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët.
Sindikatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e të drejtave themelore të të punësuarve.
Ata gjithashtu kërkojnë që punëtorët të mos mbajnë përgjegjësi për problemet financiare dhe organizative të institucionit.
Sigurimi i pagës së fituar me punë duhet të jetë obligim themelor i çdo institucioni.
