Në një intervistë për Klan Kosovë, anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka zbuluar emrat e gjashtë personave që do të garojnë për deputet nga ky subjekt politik në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ajo theksoi se PSD-ja synon kalimin e pragut dhe do të prezantojë vetëm këta kandidatë: Dardan Molliqaj, Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi dhe vetë ajo, Teutë Rrusta.
