Site icon Lajmeria.info

PSD-ja: Një Fushatë e Sinqertë dhe Një Refuzim i Mundshëm të Zgjedhjeve në Kosovë

Sipas Nushit, PSD-ja solli një qasje të pazakontë në garën zgjedhore duke mos pretenduar fitore të zgjedhjeve, por duke qenë e sinqertë me elektoratin.

Ai vlerësoi se ndikimi i fushatës ka qenë i madh, por shtoi se mungesa e votave krahasuar me simpatinë e shprehur nga qytetarët ka ngritur dyshime për, siç u shpreh ai, “një refuzim të zgjedhjeve”. “Kur e kemi fillu fushatën e kemi fillu njëfar fushate emergjente dhe nuk e kemi prit që mundemi me marrë qatë feedback të mirë, dhe filluam të besojmë se një pjesë e tyre mund të jenë edhe vota.

Kërkesa jonë minimale ka qenë me na votu për opozitë. “E unë besoj që u dhanë disa mesazhe jo të zakonshem, me garu për opozitë nuk ka ekzistu në Kosovë, edhe Aleanca kur garon thotë kemi me i fitu zgjedhjet, ndonëse nuk e beson askush, ne u treguam të sinqertë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Impakti jonë i fushatës ishte i madh, pse nuk morëm vota?

Mendoj se duhet më shumë kohë dhe numrat duhet me i këqyrë pak.

Simpatia e madhe dhe mungesa e votës për mua ka çu në mendimin që ka pasur refuzim të zgjedhjeve”, tha Nol Nushi nga PSD në “DPT te Fidani”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I pyetur nëse PSD-ja rrezikon të shuhet politikisht pas rezultatit zgjedhor, Nushi tha se partia ka kaluar edhe periudha kur nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, por ka mbetur aktive në skenën politike. “Ka pasë zgjedhje që nuk kemi marrë pjesë, megjithatë jemi kanë të fuqishëm.

E rëndësishme është se krejt çka kemi thënë në këtë fushatë, ka dalë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version