Lajme
Pse goli i Albin Kurtit ndaj Listës Serbe është Offside i thellë?
(Video-komenti: Arbër Ramadani)
Me 700 dreqën, tu e dite saktesisht barren e temes te ranë dhe rrezikun që hamdija qe shtron kocka bashkë me jakupin qe rrin te shitorja kanë me me sha ne koment, po du me ua sqaru, fillimisht me nje shembull krejt te thjesht e pastaj edhe ligjerisht, se perse goli i djeshëm i Albin Kurtit ndaj Listës Serbe është offside i thellë.
A e dini pse osht zor me ba goll? Se per me ba goll, duhesh mi perfille krejt rregullat edhe mu kallxu ma i zoti se kundershtari. Nese ne nje moment ti vendos me kap topin me dore me nga 20 metra me top ne dore edhe te vija e gollit me lshu topin edhe me rroke shut, osht teper lehte me ba goll. Ama, golli nuk vlene. Se osht jashte rregullave! E nese lojtari qe e ka ba qet goll qeshtu me top ne dore tu nga, don me ju bind qe osht lojtar i mire, dine qe o ka ju rren. Ai vec po don me fitu fansa per vete, duke ju mashtru juve, pasi me dhane goll sipas rregullave nuk po mundohet. Derisa ju i besoni golit të tij, ai edhe s’ka se cka mundohet, se qaq don, duartrokitjet e publikut!
Tash ju kallxoj me ligj edhe me nene, pse Vetëvendosja ju msahtroi dje. Për me çregjistru një parti politike bazen shteti e mer prej Ministrise se Punëve të Brendshme. Kjo ministri nëse ka fakte të mjaftueshme, mundet me i thanë KQZ-së që për filan partinë a filan kandidatin, mos e çertifiko se e kemi këtu në data bazë që nuk i plotëson kushtet. Por çka ka ba Ministria e Puëve të Brendshme e Xhelal Sveçlës dhe MPJ e Donika Gërvallës. Këto dy ministri nuk e kanë shpallë terroriste Listen Serbe, as nuk i kanë thanë KQZ-së qashtu qysh osht e percaktume me ligj, që mos me certifiku. Përkundrazi menjëherë mas Banjskës, vet anëtarët e VV-së ja kanë nda mbi 300 mijë euro Listës Serbe.
Çka ka ba Vetëvendosja dje në KQZ. Me vetdije kanë shënu gol në offside të thellë. Pa e pasë qet bazen ligjore që këta e dijnë, e kanë mar një vendim “fluskë” që nuk i reziston ligjit. Edhe këta e dijnë që nuk i reziston veç me ja mar votën hamdi kockës e jakup zadrugës.
Çka thuhet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme?
Në nenin 17 të këtij Ligji, thuhet se “Zyra shqyrton të gjitha aplikimet për certifikim dhe nëse përcakton se subjekti politik nuk ka plotësuar të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, atëherë Zyra brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të aplikimit për certifikim dërgon një njoftim me të cilin e informon subjektin politik për arsyen ose arsyet pse aplikimi i tij nuk është i mjaftueshëm.”
Pra, hapi i rradhës është njoftimi i Listës Serbe se përse aplikimi i tyre nuk është i mjaftueshëm.
Tjetra, “ Aplikuesi i cili pranon njoftimin sipas paragrafit 5 të nenit 13 të këtij ligji, ka afat pesë (5) ditë pune për të dorëzuar aplikimin e korrigjuar apo një shpjegim që adreson brengat e identifikuara në njoftim”
Pra, ekziston një afat për përgjigje nga Lista Serbe në këtë rast.
Pas këtij hapi Zyra i bënë një rekomandim me shkrim KQZ-së brenda 5 ditëve, pasi ta ketë parë dokumentacionin e plotë. “Pas pranimit të rekomandimit nga Zyra, KQZ-ja e miraton ose refuzon aplikimin për certifikim brenda shtatë (7) ditëve.” – thuhet tutje aty.
Nëse të gjitha këto hapa kalohen atëherë në nenin 17 rregullohet ajo që rregullohet me secilin ligj, e me Kushtetutën e Kosovës. Dyshkallshmëria.
Në këtë rast shkalla e dytë ëshë PZAP e cila duhet të vendos brenda 48 orëve, pasi të ketë kryer punë KQZ.
“Pas vendimit të KQZ-së, Zyra e njofton menjëherë aplikuesin me shkrim rreth statusit të aplikimit dhe në rast të refuzimit, ofron arsyetimin për refuzim dhe e këshillon aplikuesin për të drejtën e tij për t’u ankuar në PZAP brenda dyzet e tetë (48) orëve. PZAP vendos për ankesën brenda dyze e tetë (48) orëve nga pranimi i saj.” – thuhet në ligj.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij