Site icon Lajmeria.info

PSG në Konkurrencë për Transferimin e Sulmuesit të Newcastle, Komplikon Planet e Bayern Munich

Paris Saint-Germain është përfshirë në garën për transferimin e sulmuesit anësor të Newcastle United, Anthony Gordon, duke bërë më të vështirë planifikimet e Bayern Munich për t’i afruar anglezin.

Sipas raportimeve të “Sky”, transferimi drejt kampionëve aktualë të Gjermanisë për momentin nuk duket i mundur, pasi Newcastle po mbajnë një qëndrim të fortë në bisedime. “Magpies” kërkojnë deri në 90 milionë euro për kartonin e Gordonit, ndërsa vlera reale e lojtarit është nga 75 deri në 85 milionë euro, shifra që Bayern nuk është i gatshëm t’i paguajë për tani.

Në anën tjetër, mediumi “Teamtalk” raporton se edhe PSG-ja është pjesë e garës, së bashku me disa ekipet e tjera të Ligës Premier, duke pasur kapacitet financiar për të përmbushur kërkesat e Newcastle.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version