Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se nuk është aspak i interesuar të shesë yjet kryesorë të ekipit edhe përkundër ofertave marramendëse që mund të vijnë për shërbimet e tyre.
Sipas mediumit COPE, PSG ka deklaruar se dyshja e mesfushës Vitinha dhe Joao Neves nuk janë në shitje për shkak të interesit të raportuar nga Real Madridi.
Kandidati presidencial i Madridit, Florentino Perez, ka zbuluar se do të bënte një ofertë prej 150 milionë eurosh për një lojtar të rëndësishëm javën e ardhshme, pa specifikuar emrin.
Më pas, raportet e mediave kanë lidhur dyshen portugeze me kryeqytetin spanjoll duke cilësuar se njëri nga ta do të jetë transferimi “galaktikë” i Perez gjatë verës.
Megjithatë, Les Parisiens i shohin Vitinhan dhe Nevesin si të paprekshëm dhe as nuk do të hyjnë në negociata me Los Blancos.
