Site icon Lajmeria.info

Pushimet verore në Shqipëri: Një alternativë e preferuar për turistët nga Kosova

“Jam nga Gjakova.

Besoj me shku në Velipojë, po nuk vetëm për plazh, por vej dhe për qejf.

Se më i kënaqur jam për shembull me që në Shqipëri sesa në Kosovë, por pushime vetëm në Shqipëri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shqipëria vendi jonë, vend i bukur, deti i mirë, mikpritje gjithashtu, gjuha mbi të gjithë, raporton rtsh.al, transmeton klankosova.tv. “Vijmë për pushime si familje dhe do rrimë 8-9 ditë”, thanë disa prej tyre.

Pavarësisht fluksit të lartë, kryesisht në hyrje të Republikës së Shqipërisë, lëvizja në Pikën Kufitare të Morinit po menaxhohet pa krijuar vonesa.

Kjo falë zbatimit të marrëveshjes për procedurat e përshpejtuara mes dy shteteve, e cila ka lehtësuar kalimin e udhëtarëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare janë regjistruar mbi 18 mijë hyrje dhe dalje personash.

Exit mobile version