Lajme
Qëndrimi i Londrës: Britania nuk do ta “rrëzoj” Vuçiqin (VIDEO)

Nuk dihet nëse ia tha në sy Alleksandar Vuçiqit, gjatë këtij takimi, të mërkurën mbrëma në Beograd.
Por, në një shkrim autorial për median “Nova”, sekretari i jashtëm britanik, David Lamy mohoi rreptë akuzat, të cilat nuk i kurseu as presidenti nikoqir, se Londa i financon protestat në Serbi.
“Është folur shumë për ndërhyrje nga jashtë e gishti është drejtuar edhe në drejtim të Britanisë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk përzihemi në politikat tuaja të brendshme e as nuk e financojmë dike që ta bëjë këtë”, ka shkruar ai.
Lami i kërkoi Vuciqit të punojë shumë e të gjejë zgjidhje edhe me Kosovën për ndërsa shprehu bindjen se qeveritë e reja në Beograd e Prishtinë duhet të sjellin frymë të re në normalizimin e raporteve, gjë që sipas tij, është duke u vonuar qe moti kohë.
Në shkrimin e tij Lamy tha se Kosova duhet ta bëjë asociacionin për serbët ndërsa pati edhe një kërkesë tjetër, të cilën, ani se nuk e tha direkt, me gjasë ia adresoi Serbisë teksa shtoi se “është me patjetër që të konfirmohet përgjegjësia për sulmin në Banjskë, më 24 shtator 2023”.
Në njëfarë mënyre, britaniku, kur bëri një prononcim pas takimit me Vuciq, bëri përgjegjës shtetin e këtij të fundit për sigurinë dhe mungesën e saj në rajon.
Në këtë konferencë Vuciq e promovoi vendin e tij si njëfarë promotori të dialogut e kompromisit në rajon, por edhe për sa i përket negociatave me Kosovën.
Vuciq ka thënë që Serbia do stabilitet edhe në Bosnjë, ndërsa mbrojti mikun e tij, Milorad Dodik, që është i afërt edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai nuk është përgjegjës për atë çfarë po ndodh në Sarajevë e Banjallukë.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve