Qeveria shqiptare ka dhënë miratimin paraprak për një marrëveshje huaje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerë 302 milionë dollarë për programin amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).
Marrëveshja do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), për qëllime të mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak.
Qeveria shqiptare bëri të ditur se këshilli i Ministrave ka miratuar këtë marrëveshje. /Klankosova.tv
