Site icon Lajmeria

“Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pacollit rreth 7 milionë euro për Grandin”

Sipas Asllanit, Remzi Ejupi dhe kompania e tij nuk ishin palë në këtë proces, të cilin kompania Mabco e ndoqi si e vetme.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me shumën që duhet të paguhet apo nëse vendimi është i apelueshëm.

As Remzi Ejupi nuk ishte i qasshëm për të dhënë një koment në lidhje me rastin.

Deri më tani, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me planet konkrete për hotelin në të ardhmen.

Exit mobile version