Rama tha se e konsideron detyrim të tij publik ekspozimin e, siç i quajti ai, politikanëve që “rrejnë dhe mashtrojnë” qytetarët. “Ne duhet me e shty vendin përpara.
Duhet me i heq ata që shiten që janë të popullit por punojnë kundër popullit. Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë.
Me i tregu popullit që janë duke u mashtru që votojnë njerëz që s’ja dojnë të mirën këtij vendi”, deklaroi Rama në një intervistë në T7 transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për një drejtim më pozitiv dhe për njerëz që, sipas tij, kanë vullnet dhe aftësi për të kontribuar në zhvillimin e vendit. “Së bashku me qytetarët dhe të gjithë Kosovën t’i japim vendit një kahje më pozitive, sepse kemi njerëz që duan dhe dinë”, tha ai.
Duke komentuar deklaratat e fundit të Dimal Bashës dhe Dejona Mihalit, Rama njoftoi se tashmë ka nisur procedurat për ngritjen e një padie ndaj tyre. “Ata mashtrojnë dhe rrejnë.
Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre.
Uroj që gjykatat të marrin hapa shumë të shpejt”, u shpreh kryetari i Prishtinës.
