Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Millaku, i cili është edhe mik i afërm i Kadri Veselit, ka marr përkrahje nga Ramiz Lladrovci, kryetar i PDK-së në Drenas.
Postimi i tij:
Sot, me kënaqësi prita në takim mikun tim dhe të Kadri Veselit, Prof. Dr. Fadil Millakun, kandidatin e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me këtë rast, rikujtuam ditët e okupimit në Fakultetin e Bujqësisë, klimën shpërthyese të demonstratave, burgosjeve dhe atdhetarizmin e studentëve dhe kuadrit tonë akademik.
Profesor Millaku është shkencëtar i përkushtuar, ekspert i Botanikës, profesor i 40 gjeneratave universitare, autor i shumë librave dhe qindra artikujve shkencorë, prorektor dhe rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, shok e mik i njohur për modesti, sinqeritet dhe parimor.
Vota për Prof. Dr. Fadil Millakun, në Listën e PDK-së me numër 57, është votë për shkencëtarin, pedagogun dhe atdhetarin e mirënjohur, i cili i kontribuon në mënyrë të shkëlqyer platformës Kosova mundet ma mirë, me Bedri Hamzën Kryeministër.
Pres që përkrahja e qytetarëve të komunës së Drenasit për Prof. Fadilin të jetë domethënëse, për kontributin e tij si shkencëtar, si profesor i profesorëve dhe mik shembullor.
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza Kryeministër!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#FadilMillaku57