Site icon Lajmeria.info

Ramush Haradinaj bën homazhe në përvjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në përvjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, ku më 2 maj 1999 u vranë 116 civilë shqiptarë të pafajshëm nga forcat serbe.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se në këtë përvjetor përulemi para kujtimit të burrave, grave dhe fëmijëve që u vranë mizorisht teksa ishin në kolonë për t’u shpërngulur drejt Shqipërisë.

Ai e ka cilësuar Masakrën e Studimes si një nga krimet më makabre të luftës në Kosovë dhe dëshmi të qartë të politikës gjenocidale të regjimit serb ndaj popullit shqiptar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas Haradinajt, plagët e popullit shqiptar mbeten ende të hapura dhe nuk mund të mbyllen pa u vënë drejtësia në vend dhe pa u ndëshkuar krimet e kryera në Kosovë.

Në fund, ai ka bërë homazhe për viktimat, duke thënë: “Lavdi e përjetshme martirëve të Studimes dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version