Site icon Lajmeria.info

Ramush Haradinaj nderon Batalionin Gardist ‘Shkelzen Haradinaj’ për sakrificën gjatë luftës në Dukagjin

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist ‘Shkelzen Haradinaj’, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve të tij gjatë luftës në Dukagjin.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar rolin e këtij batalioni në frontet e luftës, si dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar bashkëluftëtarët e plagosur. ‘Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e tyre, flijimin dhe vetëmohimin.

Të skalitur në histori emrat e tyre: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Heroizmi i tyre u trashëgoftë!’, shkroi mes tjerash Haradinaj.

Exit mobile version