Site icon Lajmeria.info

Ramush Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve kërkon bashkëvendimmarrje mes subjekteve politike

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese për të qeverisur e vetme dhe se, sipas tij, kërkohet bashkëvendimmarrje mes subjekteve politike.

Në një deklarim për mediat, Haradinaj ka thënë se deri tani, nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, nuk është ofruar një qasje për ndarje të vendimmarrjes, por vetëm mundësi për opozitën që të marrë pjesë në pushtet.

Ai ka vlerësuar se njëri nga dy postet kryesore të shtetit, posti i kryeministrit dhe ai i presidentit, duhet t’i takojë opozitës, duke u bazuar në rezultatin zgjedhor. “Posti i kryeministrit është posti kryesor sepse udhëheq qeverinë, dhe presidenti është njëri nga dy postet kryesore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Njëri nga këto dy poste, në bazë të rezultatit, i takon opozitës.

Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin.

Nëse ka logjikë regjimi, siç po ndodh me Kurtin, ai nuk dëshiron vendimmarrje të përbashkët”, është shprehur Haradinaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbajë të gjitha pozitat kryesore dhe po e trajton opozitën vetëm si pjesëmarrëse në ekzekutiv.

Ai ka theksuar se opozita mund të ndihmojë në krijimin e institucioneve, por jo vetëm duke marrë pjesë në qeveri. “Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë Kurti vetëm për përfitime të pushtetit, opozita mund të ndihmojë Kosovën duke u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Aleanca nuk synon veç përfitime të pushtetit, por nëse kemi rol me ndihmu Kosovën, atëherë po”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version