Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë me publikun vizitën e tij në shtëpinë e artistes të njohur, Loredana Zefi, dhe të dashuruarit e saj, futbollistin Karim Adeyemi.
Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se ndodhet në një atmosferë miqësore me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, duke iu bashkuar familjes së Loredanës. “Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”, shkroi Haradinaj.
