Sipas vlerësimeve të reja të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit regjistrohen rreth 866 milionë raste sëmundjesh dhe 1.5 milionë vdekje të lidhura me konsumimin e ushqimit të kontaminuar.
Fëmijët nën 5 vjeç janë grupi më i rrezikuar, duke përbërë gati një të tretën e të gjitha rasteve të sëmundjeve që transmetohen nga ushqimi.
OBSH vlerëson se shumica e sëmundjeve vijnë nga baktere, viruse dhe parazitë të transmetuar përmes ushqimit.
Në vitin 2021, rreth 73% e vdekjeve nga ushqimi i kontaminuar lidhen me substancat kimike si arseniku inorganik dhe plumbi.
Raporti thekson se fëmijët dhe komunitetet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit nga kjo problematikë.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se siguria ushqimore prek çdo familje dhe çdo vakt ushqimor.
Ekspertët kërkojnë përmirësimin e ujit të pijshëm, higjienës dhe kujdesit shëndetësor për të ulur rrezikun në përputhje me qasjen ‘One Health’.
