Site icon Lajmeria.info

Raportohen raste të rrëzimit të drunjëve dhe dëmtim shtyllave elektrike në Gjakovë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se rastet janë raportuar në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse është ndërhyrë në terren dhe aktualisht rrugët në këtë zonë janë të qarkullueshme.

Autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve për tregues kujdes gjatë lëvizjes për shkak të kushteve atmosferike të rrezikshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version