Një rast i vjedhjes ka ndodhur së fundmi në Zveçan.
Sipas një ankuesi, persona të panjohur i kanë vjedhur 300 litra naftë, një sasi të gypave të bakrit dhe resiverin e kamerave të vëzhgimit.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Zveçan / 08-12.05.2026-10:00.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në punishten e tij, persona të panjohur, i kanë vjedhur rreth 300 litra naftë, një sasi të gypave të bakrit dhe resiverin e kamerave të vëzhgimit.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
