Një ngjarje e rëndë u raportua në qytetin e Shkodrës, ku një 55-vjeçare u gjet e vrarë nga bashkëshorti i saj.
Bardhe Ziçi ishte viktima e kësaj tragjedie, ndërsa dyshohet se u vra me armë zjarri nga bashkëshorti 62-vjeçar, Shtjefën Ziçi.
Gazetari Senad Nikshiqi tha se i dyshuari u arrestua pa rezistencë dhe qëlloi dy herë në drejtim të viktimës. Çifti nuk njiheshin për probleme dhe kishin një dyqan bashkë, siç bëri të ditur Nikshiqi.
Bardhe Ziçi dhe Shtjefën Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve.
