ECDC bëri të ditur se janë raportuar 139 raste në Itali dhe 61 në Greqi, ndërsa edhe disa vendet tjera si Spanja, Maqedonia e Veriut, Rumania, Franca dhe Gjermania kanë regjistruar raste.
OBSH ka thirrur për rritje të vigjilencës për shkak të disa rasteve të etheve të Nilit Perëndimor në Evropën Jugore.
Mjekët nuk disponojnë ende vaksinë ose kurë për këtë virus, por mund të trajtojnë simptomat.
Rekomandohet që udhëtarët të marrin masa për të zvogëluar rrezikun e pickimit të mushkonjave.
