Site icon Lajmeria.info

Reagimet pas tragjedisë në Durrës: Thirrje për kujdes dhe reflektim në rrugë

Pas ngjarjes tragjike në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë nisur reagimet e shumta nga opinioni publik dhe personazhet e njohur.

Mes tyre ka reaguar edhe moderatorja Kiara Tito, e cila ka ndarë një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje dhe duke bërë thirrje për reflektim dhe kujdes në rrugë.

Sot është një ditë e rëndë për të gjithë ne.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në tragjedinë e sotme në Durrës.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje, por zemrat tona janë me ju në këto momente të vështira.

Por kjo duhet të na bëjë të reflektojmë të gjithëve… Çdo ditë dalim në rrugë sikur gjithçka është në kontroll, harrojmë sa e rrezikshme mund të jetë një moment pakujdesie.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një shpejtësi më e lartë, një telefon në dorë, një sekondë shpërqendrim dhe gjithçka mund të ndryshojë përgjithmonë.

Le të jemi më të kujdesshëm.

Le të respektojmë jetën tonë dhe të të tjerëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sepse në fund të ditës, dikush na pret në shtëpi.

Sot nuk është thjesht një lajm… është një thirrje për ndërgjegjësim.

Na i kurseni pamjet e trishta që qarkullojnë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Respektoni dhimbjen e familjeve dhe mendjen e njerëzve që i shohin, këto imazhe vetëm sa e rëndojnë më shumë situatën dhe rrisin ankthin.

Ngjarja tragjike në Durrës ka shkaktuar dhimbje të madhe dhe reagime të shumta, duke rikujtuar edhe një herë rëndësinë e kujdesit në rrugë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version