Pas deklaratës së ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili njëherësh është edhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.
Gërvalla ka thënë sonte se e respekton deklaratën e bashkëpartiakun të saj, Fatos Geci se ‘shpreson që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm në Hagë’.
Altin Krasniqi ka thënë se Donika Gërvalla e dëshiron dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. ‘Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.
Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di.
Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.’, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se janë dy anë të historisë, derisa sipas tij, në anën e errët do të jetë Donika Gërvalla. ‘Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.
Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.’, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.
