Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar në lidhje me rastin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të dorëhequr nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.
Reagimi i saj vjen pasi që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka dekretuar dorëheqjet e shtatë prokurorëve serbë, pasi paraprakisht kthimi i tyre në institucionet e drejtësisë u refuzua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Ambasada britanike në një reagim ka bërë thirrje për riintegrimin e serbëve në sistemin e drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e kësaj jave.
