Site icon Lajmeria.info

Reagimi i Armend Zemajt pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së

Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Lumir Abdixhiku nuk u shkarkua nga pozita e kryetarit të partisë, ka reaguar deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj tha se procesi ishte demokratik dhe i organizuar mirë nga aspekti procedural. “Ky ishte një proces demokratik, rezultati është ai që është.

Gjithçka në aspektin procedural ishte mirë e organizuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sido që të jetë, ky është rezultati dhe e mira është se gjithçka ishte demokratike dhe jemi të bashkuar, kështu siç po na shihni”, deklaroi Zemaj.

Exit mobile version