Site icon Lajmeria.info

Reagimi i avokatit për bllokimin e mërgimtarëve në kufirin e Kroacisë-Serbisë

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas një numër të madh të mërgimtarëve që janë bllokuar në afërsi të kufirit Kroaci-Serbi, teksa kanë marrë rrugën për në Kosovë.

Koci, i cili vazhdimisht është angazhuar në rastet e mërgimtarëve që kanë hasur probleme pasi janë ndaluar në Serbi, ka kritikuar heshtjen e zyrtarëve të shtetit lidhur me këto pritje të gjata të mërgimtarëve. “Mërgimtarët tanë janë të bllokuar me orë të tëra në kufirin me Kroacinë.

Cilado qoftë arsyeja, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ose së paku zëvendësministri, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, duhet të jenë bashkë me bashkatdhetarët.”, ka shkruar Koci.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas tij, deri në zbllokimin e mërgimtarëve, zyrtarët e shtetit të Kosovës do të duhej të qëndronin me bashkatdhetarët. “Kroacia është shtet mik dhe, kur e sheh që vetë ministri apo së paku zëvendësministri po interesohet për qytetarët e vet, besoj se bën çmos që lirimin e kufirit.

Mos ta harrojmë: politikanët, në radhë të parë, janë për qytetarin.”, ka shkruar Koci.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version