Site icon Lajmeria.info

Reagimi i Bedri Hamzës pas zhvillimeve në Drenicë: Policisë së Kosovës i kritikohet veprimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Drenicë, duke i cilësuar si ‘skena aspak të mira’ veprimet e Policisë së Kosovës me njësi speciale.

Ai bëri thirrje kryeministrit në detyrë që të ndalë ‘propagandën, urrejtjen, provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë’.

Hamza gjithashtu u bëri thirrje votuesve të PDK-së dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të fokusohen te zgjedhjet e 7 qershorit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version