Site icon Lajmeria.info

Reagimi i Edi Manushit për thashethemet rreth ndarjes së Brikenës dhe Mateos

Zërat për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur Brikena dhe Mateo kanë pushtuar rrjetet sociale dy ditët e fundit.

Për të shuar apo shtuar dyshimet, dita e sotme në “Top Albania Radio” ka sjellë detaje të reja, ku i ftuar në një lidhje direkte përballë moderatorit Ronaldo Sharka ka qenë Edi Manushi.

I pyetur drejtpërdrejt nga Ronaldo mbi vërtetësinë e këtyre aludimeve që po qarkullojnë kudo, Manushi nuk ka ngurruar të ndajë një bisedë private.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai zbuloi përgjigjen e prerë që mori nga vetë Mateo gjatë një komunikimi telefonik vetëm një ditë më parë. “Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’”, u shpreh Manushi, duke bërë të ditur se Mateo ka preferuar të mbajë një profil të matur dhe të mos japë detaje mbi jetën e tij private.

Me pas Ronaldo ngriti dyshimet e shumta të ndjekësve në rrjet, duke vënë në dukje aludimet se e gjitha kjo mund të jetë një skenar i mirëmenduar nga çifti thjesht për të marrë klikime dhe vëmendje mediatike.

I pyetur mbi këtë teori, Manushi u tregua diplomat por i hapur ndaj çdo mundësie. “Edhe mundet,” pohoi ai, duke shtuar menjëherë duke qeshur se etika profesionale mbetet e rëndësishme: “Por ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, kjo deklaratë ka lënë sërish hapësirë për interpretime, duke i mbajtur ndjekësit në mëdyshje nëse bëhet fjalë për një krizë të vërtetë apo thjesht për një strategji të zhurmshme në rrjet.

Exit mobile version