Site icon Lajmeria.info

Reagimi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj Deklaratës së NënKryetares së KPM-së

Pas zhvillimeve të fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave ka reaguar ashpër Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Në një vendimmarrje urgjente online, anëtarët e këtij këshilli e kanë dënuar fuqishëm deklarimin e nënkryetares së KPM-së, Drita Morina, e cila, pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, sipas këshillit, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini. ‘Si profesionistë të mediave gjykojmë se organet e pavarura duhet të kenë shumë kujdes gjatë trajtimit të ankesave të tipit SLAPP ndaj mediave, sidomos kur ato ushtrohen nga eksponentë të partive politike.’, thuhet në deklaratën e KMSHK-së.

Ky këshill i ka bërë thirrje KPM-së që të ruajë pavarësinë dhe të gjykojë drejt, në përputhje me standardet e Kodit të Etikës të KPM-së.

Advertisement. Scroll to continue reading.

KMShK, po ashtu, u ka bërë thirrje anëtarëve të KPM-së të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe të pabazuara për cilësinë e raportimeve në mediat e vendit. ‘Deklarata të tilla paralajmëruese dhe të pabazuara përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.’, thuhet në deklaratë.

Në fund, KMShK u ka bërë thirrje anëtarëve të tjerë të KPM-së që të distancohen publikisht nga nisma të tilla, të cilat ndikojnë seriozisht në lirinë e mediave në vend.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version