Site icon Lajmeria.info

Reagimi i Kryetarit të Prishtinës pas Tragjedisë në Vendin e Punës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas tragjesisë që ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën ‘Holger Petersen’, ku një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Rama tha se e ka pranuar me pikëllim lajmin për humbjen tragjike të jetës së punëtorit, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe duke i uruar shërim të shpejtë të lënduarit.

Ai gjithashtu falënderoi Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ndërhyrjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas kryetarit të Prishtinës, rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente, ndërsa vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm. ‘Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte,’ deklaroi ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version