Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me mosftesën ndaj Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e NARO-s në Ankara të Turqisë.
Kosova nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e shtetit pjesëmarrës, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës.
MPJD tha se në samitin që do të mbahet në Ankara, përveç shteteve anëtare, ftesë kanë pranuar partnerët e NATO-s në vende si Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re – si dhe Ukraina.
Kosova nuk ka marrë pjesë në një Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës.
Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës.
Ftesë mund të marrin edhe partnerë të NATO-s si në rastin e samitit në Ankara. /Klankosova.tv
