Site icon Lajmeria.info

Reagimi i Misse Beqirit pas tragjedisë: Mbështetje për fëmijën e tyre

Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, ka reaguar pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, më të cilin ka një vajzë 8-vjeçare, River.

Një zëdhënës i Beqiri ka lëshuar një deklaratë për Tyla pasi u përhap lajmi për vdekjen e 35-vjeçarit. “Në këtë kohë, fokusi i Misse është në mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijës së tyre, teksa përballen me këtë humbje shkatërruese.

Familja po kërkon privatësi, dhembshuri dhe respekt ndërsa vajtojnë privatisht”, thuhet në deklaratën në fjalë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mediat e huaja shkruajnë se Beqiri dhe Hall u fejuan në vitin 2018, pasi River lindi në nëntor të 2017-s.

Fejesën e zbuluan përmes një postimi në “Instagram” teksa ishin me pushime dhe shkruanin: “Po.

Pjesa tjetër e jetës sime me ty”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ata u ndanë jo shumë kohë më pas, duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Po atë vit, yllit televiziv iu dha një urdhër ndalimi për 28 ditë, megjithatë ai nuk u arrestua ose u akuzua për ndonjë vepër penale.

Jake Hall u gjetur i vdekur në një vilë spanjolle, pasi pësoi lëndime në kokë gjatë një daljeje natën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia e gjeti 35-vjeçarin në një pellg gjaku pasi pësoi një plagë fatale në kokë, e cila thuhet se u shkaktua nga copa xhami.

Exit mobile version