Site icon Lajmeria.info

Reagimi i organizatës ‘Liria ka emër’ për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Organizata ‘Liria ka emër’ ka reaguar për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë duke e konsideruar tërësisht të papranueshme. ‘Kjo praktikë e vazhdueshme e vonesave të paarsyeshme nuk mund të shihet më si procedurë normale gjyqësore, por si një degradim serioz i parimeve themelore të drejtësisë për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm,’ thuhet në komunikatë.

Mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së për gati gjashtë vite në paraburgim konsiderohet si shkelje e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. ‘Liria ka emër’ vlerëson se këto zhvillime po e dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare. ‘Dëgjuam 270 dëshmitarë…’, ky është vendimi për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së.

Exit mobile version