Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur kritikisht ndaj deklaratave të Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të tjerë të LVV-së në seancën për presidentin.
Ajo ka theksuar se është e papranueshme që gjithmonë dikush tjetër akuzohet për krizat politike, duke shtuar se qeverisja duhet të jetë e përgjegjshme dhe të japë rezultate, jo të kërkojë arsye për dështimet. ‘Qeverisja nuk është konferencë për arsyetime. Është përgjegjësi, vendimmarrje dhe rezultat’, ka shkruar ajo në Facebook.
