Real Madridi ka bërë të ditur se mbrojtësi Dani Carvajal nuk do të rikthehet në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e kapitenit po skadon dhe janë pajtuar që të ndajnë rrugët.
Një komunikatë zyrtare nga Real Madridi shprehet në falënderim për kontributin e madh të Carvajalit, duke e cilësuar si një legjendë të klubit dhe futbollit në përgjithësi.
Carvajal ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2002, duke përfaqësuar me sukses ekipin për 23 sezone dhe duke fituar 27 tituj.
