Real Madridi ka nisur zyrtarisht procesin zgjedhor, siç e kishte premtuar presidenti Florentino Perez.
Kandidatët rivalë do të kenë vetëm nëntë ditë për të paraqitur kandidaturat.
Perez thirri një konferencë për shtyp për të njoftuar zgjedhjet dhe për të sfiduar kundërshtarët.
Real Madridi konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen nga 14 deri më 23 maj.
Data për votimin ende nuk është përcaktuar, por do të varet nga numri i kandidatëve.
Rivali i Perezit, Enrique Riquelme, po e shqyrton mundësinë për të kandiduar.
