Site icon Lajmeria.info

Real Madridit kërkohet të shesë mesfushorin Valverde: Situatë delikate në skuadër

Real Madridit po i kërkohet ta shesë mesfushorin Federico Valverde nga yjet e skuadrës, së paku sipas raportit të gazetarit të njohur Ramaon Alvarez.

Klubi po përballet me krizë të madhe, si sportive ashtu edhe brenda skuadrës pas incidentit ku Valverde u rrahë fizikisht me Tchouamenin.

Disa lojtarë po kërkojnë largimin e Valverdes nga skuadra, ndërsa situata është ende e vështirë për t’u menaxhuar.

Valverde dhe Tchouameni kanë kërkuar falje për sjelljen e tyre dhe janë pajtuar me dënimin që u është dhënë.

Exit mobile version