Site icon Lajmeria.info

Remzie Osmani uron nusen e djalit me fjalë të ngrohta në ditëlindjen e saj

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për të uruar nusen e djalit të saj, Hamzës, Gëzimen, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet krah për krah me Gëzimen, këngëtarja ka shprehur gjithë dashurinë dhe respektin që ka për të.

Ajo e ka cilësuar nusen e saj si një bekim të vërtetë për të gjithë familjen. “Gëzuar ditëlindjen, Gëzimja jonë e dashur!

Advertisement. Scroll to continue reading.

Zoti të bekoftë gjithmonë me shëndet, lumturi dhe dashuri.

Je bekim për familjen tonë.

Të duam shumë!”, ka qenë urimi i Remzies.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Marrëdhënia e mirë dhe e afërt mes Remzie Osmanit dhe nuses së saj shpesh ka marrë vëmendjen e publikut, ndërsa edhe këtë herë ndjekësit e kanë mirëpritur këtë dedikim të ëmbël me urime të shumta.

Exit mobile version