Site icon Lajmeria

Rënie e lirë, VV humbë mbi 150 mijë vota apo 15.7%

Gazeta Momenti ka siguruar një sondazh ekskluziv i bërë nga kompani ndërkombëtare për gjatë datës 03.01.2025 dhe 10.01.2025 me 1250 respodentë në 25 qytete të Kosovës.

Mosha e të anketuarve:

25% (30-45 vjeç)

40% (18-30 vjeç)

25% (45-60 vjeç)

10% (60+ vjeç)

Gjinia e rë anketuarve:

60% meshkuj

40% femra

Marzha e gabimit:

2.9-3.2%+-

Sipas sondazhit në zgjedhje do të merrnin pjesë mbi 830 mijë votues.

Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje del e para me 34.5% e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.6%, pastaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.3%, Koalicioni AAK-NISMA-E30+ me 9.4%, Koaliconi për Familjen i cili e kalon pragun me 5. 02% dhe Lista Serbe me 5.01%.

Lëvizja Vetëvendosje

34.5% – 286.153 vota 

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, VV ka 150 mijë vota më pak apo 15.7% në përqindje rënie.

Exit mobile version