Site icon Lajmeria.info

Reperi Adioni Mbështet Modelen Ola pas Vendimit të Drejtë në Ferma VIP

Fjalori denigrues dhe situata e rëndë që ndodhi në spektaklin e të hënës në Ferma Vip kundrejt moderatores Arbana Osmani, por edhe përplasjes fizike ndaj Bujkës, pati dhe pasoja me një zarf që erdhi ditën e djeshme në Fermë për konkurrenten Fabjola Elezaj.

Kjo e fundit sipas vendimit të Agait do të dalë në një televotim, ku do të jetë publiku ai që do të vendos për fatin e modeles, nëse ajo duhet ta vazhdojë garën apo jo.

Një vendim që u cilësua i drejtë dhe u mirëprit nga vetë konkurrentja, por dinamikat dhe pasojat e tij prekin dhe njerëz nga jashtë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Jashtë mureve të shtëpisë, ajo nuk është vetëm.

Adioni, i eliminuar së fundmi nga gara, ka reaguar publikisht në mbështetje të saj.

Përmes një postimi emocional, ai ka ndarë një foto ku shfaqen së bashku, duke kërkuar nga ndjekësit që t’i japin Olës një tjetër mundësi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai ka theksuar se gabimet janë pjesë e natyrës njerëzore dhe mund të falen, duke e mbyllur mesazhin me një dedikim të ndjerë për të.

Perfeksioni nuk ekziston, gabimet falen, Ola e meriton ta vazhdojë garën!” shkruan reperi, teksa i bën thirrje publikut për një shans te dytë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version