Gjashtë fotografi të Ibrahim Rugovës u postuan në Facebook, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
E krahas tyre edhe lëvdata për presidentin e parë të Kosovës, ku i jepen epitetet e njeriut të urtë e paqësor. E madje edhe të një njeriu me të cilin u lidh ngushtë edhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, por edhe vet historia e vendit nga viti 1989 deri më 2006, kur ndërroi jetë, raporton Klan Kosova.
Por këto vargje nuk i ka shkruar ndonjë ithtar i vjetër i liderit që u njoh si Gandi i Ballkanit.
Ato, ish-liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ia dedikoi Albin Kurti, politikani që dikur e pati kritikuar e madje edhe akuzuar për pengim të lëvizjeve për çlirimin e vendit.
Kronikën e plotë ndiqeni në vijim:
