Site icon Lajmeria.info

Rezarta Shkurta reagon për protestat në Zvërnec: ‘Kujtoj periudhën më të vështirë të jetës sime’

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur Rezarta Shkurta ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit në Zvërnec.

Pasi është pyetur se pse ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje përballë këtyre zhvillimeve, Rezarta ka ndarë një mesazh të ndjerë ku shpjegon arsyen e tërheqjes së saj, duke u kthyer pas në kohë në një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Ajo ka deklaruar se dikur ishte ajo vajza që ngrinte zërin dhe besonte se e vërteta mjaftonte për t’u dëgjuar, por ky besim u thye përgjithmonë në janar të vitit 2014.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në rreshtat e saj, ajo kujton me dhimbje periudhën kur vajza e tyre Hera ishte vetëm 5 vjeç kur u përqafua me të atin.

Ka akuzuar hapur sistemin dhe shtetin për padrejtësi të madhe, duke u shprehur se në atë kohë vendosën t’ia “shëmbin jetën” duke i burgosur bashkëshortin pa asnjë provë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version