Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar 58.61% të votave për kandidatët nga zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Klankosova.tv.
Në mesin e emrave që ishin në garë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ishte edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi i cili po mbahet prej vitesh në Hagë.
Krasniqi nga votat e numërura deri tani renditet i 14-ti në listën e më të votuarve në PDK duke grumbulluar deri tani 12 mijë e 642 vota.
Këtu mund t’i shihni votat e kandidatëve për deputetë nga secila parti politike: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc#candidates
