Mbi dymijë vendvotime janë numëruar deri në tash në Qendrat Komunale të Numrimit të votave të kandidatëve për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 2,498, deri më tash janë numëruar 2,090 vendvotime, apo 83,67%.
Nga këto vota të numëruar, duket se edhe është “betonizuar” pesëshja e kandidatëve për deputetë që kanë siguruar më së shumti vota dhe që tashmë kanë siguarar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sa i përket Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 199,273 vota, Glauk Konjufca 156,543 vota, Albulena Haxhiu 91,046 vota, Hekuran Murati 78,774 vota dhe Donika Gërvalla 74,155 vota.
Kurse, shifrën prej 100 mijë vota është afër ta prekë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai deri më tash ka marrë 99,749 vota, i pasuar nga Përparim Gruda me 61,399 vota, e më pas vijnë Arian Tahiri me 53,494 vota, Uran Ismaili me 47,874 vota dhe pesëshën e përmbyll Sala Jashari me 33,322 vota.
Nga LDK-ja prin Vjosa Osmani me 66,028 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 59,941 vota, Doarsa Kica Xhelili me 46,563 vota, Hykmete Bajrami me 36,839 vota dhe Avdullah Hoti me 33,653 vota.
Ndërkaq, në Aleancë më i votuari është kryetari i saj, Ardian Gjini me 34,828 vota, i dyti është Ramush Haradinaj me 31,444 vota, duke vazhduar me Daut Haradinaj me 23,775 vota, Besnik Tahiri me 20,476 vota dhe Bekë Berisha me 16,974 vota.
