Site icon Lajmeria.info

Rezultatet e parakohshme të zgjedhjeve në Ferizaj: Kandidatët e PDK-së në krye me Bedri Hamzën

Në Qendat Komunale të Numërimit procesi i numërimit të votave për deputetët e zgjedhjeve të 7 qershorit vazhdon në Ferizaj.

Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar rreth 15 kuti nga 146 në total.

Pesë kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë siguruar më së shumti vota deri tani, ku Bedri Hamza është i pari me 756 vota, ndjekur nga Elmi Reçica me 700 vota, Lulzim Aliu me 577 vota, Arbanore Salihu me 562 vota dhe Rashit Qalaj me 443 vota, duke përfshirë rreth 10% të votave në komunën e Ferizajt.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version